Pensionet me karta, ekspertja e ekonomisë: Kjo risi është pozitive, nuk kaasjë mundësi për vjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pensionet me karta, ekspertja e ekonomisë: Kjo risi është pozitive, nuk kaasjë mundësi për vjedhje

Marrja e pensionit me karta ka sjellë një sërë reagimesh në vendin tonë. Pensionistët nga njëra anë shprehen pesimist për këtë ndryshim për faktin se nuk dinë të përdorin karten e bankës, ndërsa nga ana tjetër ekspertët e shohin si një ndryshim pozitiv.

E këtij mendimi ka qenë edhe Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, e cila gjatë një interviste për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën deklaroi se kalimi i pensionit përmes bankës do të zerojë mundësitë e humbjeve të lekëve të të moshuarve apo vjedhjes.

“Çdo risi është gjithmonë në aspektin pozitiv që synon të përmirësojë procesin. Nëse i gjithë sistemi i pensioneve do kalojë në banka është një gjë pozitive, sepse çdo gjë është e kontrolluar dhe humbjent janë pothuajse zero. Për përdorimin e bankomatit është e drejta e individit nëse do t’ia lërë një të afërmi. Ndaj mundësitë janë shumë të vogla që paratë të vidhen.

Sistemi bankar funksionon me numër të reduktuar në arka, për shkak të transaksioneve online. Rritja e volumeve të punës, pasi vetëm për të hapur llogari të bankës, do të ketë kosto më vete, pajisja me kartë ka kosto më vete.

Advertisement

Në fshatrat apo qytetet të vogla që nuk kanë filiale, shërbimi për pensionistët do të jetë shumë i lartë. Posta Shqiptare duhet të ketë në konsideratë që do kthehet në një filial që të ofrojë shërbime”, tha Nunaj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy