
ODIHR ka nisur punën për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në Tiranë ka mbërritur Misioni i Vlerësimit të Nevojave i cili ka si qëllimi mbledhjen e informacionit për situatën në Shqipëri për të përcaktuar më pas dimensionet e misionit që do të vëzhgojë të gjithë procesin e 14 majit.
Përfaqësuesit e ODIHR kanë takuar sot nënkryetarin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe sekretarin peër çështjet zgjedhore Ivi Kaso.
Gjatë bisedës dy përfaqesuesit e PD i kanë përcjellë misionit të ODIHR shqetësimin për situatën e krijuar me vulën e PD dhe faktin që gjykata nuk po shprehet për këtë çështje.
Mësohet se gjatë takimit Bylykbashi ka theksuar se në këtë situatë Partisë Demokratike po i mohohet e drejta për të regjistruar organet e saj legjitime dhe për herë të parë nga vitit 1991 opozita rrezikon të mos ketë komisionerë në zgjedhje.
Më herët misioni i ODIHR ka zhvilluar një takim edhe me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të diskutuar përgatitjet për procesin e 14 majit.