Mes tymit dhe kaosit, mazhoranca ka votuar miratimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës. Teksa opozita protestonte, deputetët socialistë dhanë ‘dritën jeshile’, duke përmbyllur punimet e seancës plenarë të kësaj të enjteje.
Seanca ka përfunduar sapo ligjet janë kaluar, ndërsa opozita refuzoi të votonte, në shenjë proteste. Demokratët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre për ngritjen e Komsioneve Hetimore, si një e drejtë që pretendojnë se mazhoranca po ia mohon.
Advertisement
Edhe kjo seancë plenare u shoqërua me përjashtime, ku këtë herë kryetarja e Kuveendit përjashtoi deputetin, Saimir Korreshi. Ky i fundit ndezi tymuese duke ‘mjegulluar’ të gjithë godinën.
Advertisement