Përfundon rruga Dukaj-Sinanaj/ Rama: Lidh Tepelenën me bregdetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon rruga Dukaj-Sinanaj/ Rama: Lidh Tepelenën me bregdetin

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sapo ka përfunduar rruga Dukaj-Sinanaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe pamjet nga ky aks rrugore ndërsa shkruan se tashmë Tepelena do të lidhet me bregdetin duke krijuar një tjetër hapësirë turistike e bujqësore.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës së sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale, ju uroj një ditë të mbarë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ” shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy