Përkeqësimi i situatës me koronavirusin në Kosovë, kërkohet shtyrja e zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkeqësimi i situatës me koronavirusin në Kosovë, kërkohet shtyrja e zgjedhjeve lokale

Kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, pas përkeqësimit të ditëve të fundit të situatës së pandemisë, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Syla shprehet se situata është mjaft e rëndë dhe se trupa shëndetësore ka nevojë të dëgjohet.

Postimi i Blerim Sylës

“E nderuar anuloi zgjedhjet lokale për 6 muaj…

Advertisement

Duke e ndjerë dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi s’po merrni vesh.

Presidente jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemisë, ju lutem jeni bija e një punëtorë të respektuar shëndetësore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dermuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.

Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmosh, po kërkoj njerëzi dhe ndenjë.

Kryetare anuloni zgjedhjet lokale dhe formoni sa më shpejt nga ju grupin për shpëtim nacional nga pandemia …jemi keq…”, ka shkruar ai.

Advertisement

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë parashikuar të mbahen me 17 tetor, ndërsa fushata fillon me 15 shtator dhe zgjat 1 muaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy