Napoli harron të fitojë, Udinese merr një pikë shprese, Atalanta në zonën Champions

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli harron të fitojë, Udinese merr një pikë shprese, Atalanta në zonën Champions

Napoli nuk e njeh më shijen e fitores. Skuadra e trajnerit Kalxona u befasua në minutat shtesë nga Udineze në një barazim 1 me 1 dhe zyrtarisht është jashtë zonës Champions. Në duelin e fundit të javës së 35 luajtur në Friuli, Osimhen me shokë  pavarësisht se dominuan në mbajtjen e topit patën problem në krijimin e rasteve duke vuajtur edhe mungesën  edhe të një lojtari që bën diferencën sikurse Kvaratshkelia.

Pas një pjese të parë vetëm me disa ngacmime të vogla, e dyta nisi më mirë për Napolin që kërcënoi fillimisht me anë të Kajuste dhe më tej ne minutën e  51 kaloi në avantazh kur pasi një krosimi nga e djathtë të Politanos ishte Osimhen  me kokë që realizoi. Ky gol e detyroi trajnerin Kanavaro të merrte masa duke hedhur në fushë dy sulmues të shpejte sikurse Deivis dhe Sakses. Friulanet ishin me fat kur sistemi VAR anuloi golin e dytë të Osimhen për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Ndërsa në shtesë atëherë kur u mendua se gjithçka mbaroi, ishte Sakses që nderoi Udinezen me golin e barazimit. Një pikë e çmuar kështu si erdhën gjërat në garën për mbijetesë edhe pse friulanet mbeten në zonën e ftohtë ndërsa Napolin është në vendin e 8 me 51 pikë. Në duelin tjetër Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi me përmbysje kundër Salernitanës 2 me 1 në transfertë duke iu afrua shumë zonës Champions.

Cauna shënoi në pjesën e parë për vendasit, mirëpo Skamaka dhe Kopmainers i dhanë suksesin miqve në pjesën e dytë. Tani Atalanta është në zonën Champions, pasi ka barazuar me pikë Romen e vendit të pestë, pa harruar që ka edhe një ndeshje të prapambetur. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy