
Del një mjet nga rruga, plagoset drejtuesi.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka humbur kontrollin duke u përmbysur jashtë rrugës në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Libonik.
Advertisement
Mësohet se i lënduar ka ngelur drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Advertisement