Përmbytjet/ Haki Çako thirrje bashkive: Të jenë më të përgatitura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet/ Haki Çako thirrje bashkive: Të jenë më të përgatitura

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në shumë zona të vendit. Uji ka vershaur në Shkoder, Lezhë, Kurbin, Durrës  dhe në disa zona të tjera në jug të vendit. Këto janë pamjet e fundit nga Shkodra ku situata paraqitet alarmante.

 

Disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Ndërkohë autoritetet lajmërojnë se situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim.

 

Advertisement

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u bëri thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.

 

“Shkarkimet janë ato të vendosura me vendim përkatës para disa ditësh. Nuk kemi shtim të shkarkimeve. Jemi në kulmin e dimrit dhe për sa kohë reshjet kanë munguar për një periudhë të caktuar pritshmëria për një shtim të tyre është dhe ne jemi duke e monitoruar hap pas hapi. Kemi prezencë të shtuar uji në toka bujqësore. Në zona që janë te ekspozuara apo në buzë të lumenjve. Janë evakuuar 2 ose 3 familje në Lezhë dhe Shkodër të cilat kanë qenë të cënuara nga përmbytja. Zona e Oblikës është ajo më e ekpsozuar me prezencë uji, në përgjithësi skemi banesa që kanë nevojë për tu  evakuuar”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy