Përmbytjet në disa qytete/ Gjoni: Ja çfarë na pret në ditët në vijim, këto janë zonat më të rrezikuara nga rreshjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet në disa qytete/ Gjoni: Ja çfarë na pret në ditët në vijim, këto janë zonat më të rrezikuara nga rreshjet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëzim të dherave në disa zona të caktuara.

 

Por si do të jetë moti në vijim dhe sa rrezik ka për përmbytje të vendit?

 

Advertisement

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një lidhje live me studion e lajmeve në Vizion Plus tha se nga mbrëmja e sotme, deri në datën 14 sasia e reshjeve do të jetë e dobët, çka do të thotë se nuk ka rrezik për përmbytje.

 

Duke filluar që nga nata e sotme, e deri në datën 14 që është dita e mërkurë ne presim që të kemi  reshje të dobta në të gjithë territorin e Shqipërisë, çka do të thotë se nuk do të ketë rrezik të shtuar për përmbytje apo për rrëshqitje gjatë këtyre tre ditëve që do vijnë”, tha Gjoni.

 

Advertisement

Ajo shtoi më tej se në datën 14 pritet të kemi rikthim të reshjeve, por ngelet për tu parë problematikat dhe për tu përditësuar në ditët në vijim.

 

Si zonat më problematike, Gjoni cilësoi Drinin dhe Bunën në veri dhe Vjosën në jug.

 

Advertisement

Ashtu siç e kishim dhënë paralajmërimin, ne kishim bërë paralajmërim për Drinin dhe Bunën dhe Vjosën në jug si vendet me rrezik. Qarqet e veriut dhe jugut kanë qenë ato që kanë marrë sasinë më të madhe të reshjeve. Intensiteti i tyre ka qenë shumë i lartë në 24 orët e fundit

 

Sa i takon muajit dhjetor, ajo tha se do të jetë i kombinuar mes shiut dhe dëborës, ndërsa shtoi se në javët në vijim do të na shoqërojnë temperaturat e ngrohta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy