Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e situatës së krijuar si pasojë e përmbytjeve në këtë qark.
Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, bëhet me dije se 1130 ha tokë vijojnë të jenë nën ujë.
Ndërsa familjet që janë evakuuar nëpër konvikte, vijojnë të marrin shërbime të rregullta nga ana e bashkisë.
Situata paraqitet pozitive në Hidrometrin e Liqenit të Shkodrës dhe atë të lumit Drin.
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 8.70 m).
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Advertisement
Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)
Nj.A. Ana e Malit
Advertisement
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Rruga e Obotit ka presence uji 25 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
- Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
Advertisement1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.
Advertisement
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Advertisement
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Advertisement
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Advertisement
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:
Advertisement
Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshte:
Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona
Advertisement
Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona
Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona
Advertisement
Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona
Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :
Advertisement
14 familje me 43 persona
Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):
Advertisement
10 familje me 30 persona
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit
Advertisement
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.