Përmbytjet në Shkodër/ Meta akuzon qeverinë: Ndryshimi është e vetmja zgjidhje, KESH dështoi me qëllim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet në Shkodër/ Meta akuzon qeverinë: Ndryshimi është e vetmja zgjidhje, KESH dështoi me qëllim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara në Shkodër, ku rreth 1400 ha tokë janë të përmbytura.

 

Në një postim në Facebook, Meta akuzon qeverinë se është e korruptuar dhe për faj të saj kjo dramë u përsërit disa herë brenda pak muajve.

 

Advertisement

Kreu i PL-së nuk la pa akuzuar edhe KESH, lidhur me shkarkimet që u bënë pas arritjes së kuotave maksimale.

 

“Përmbytjet e Shkodrës, një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

 

Advertisement

Gjendja e renduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri. 

 

KESH dështoi me qëllim në  aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet.

 

Advertisement

Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime.

 

KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 Janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

 

Advertisement

Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën.

 

Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e  portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve.

 

Advertisement

Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim!

 

Ndaj zgjidhja e vetme është:

 

Advertisement

#NdryshimMeCdoCmim“, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy