Ademi për “7pa 5”: Përmbytjet në Shkodër, katastrofë! Mbi 500 familje të dëmtuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ademi për “7pa 5”: Përmbytjet në Shkodër, katastrofë! Mbi 500 familje të dëmtuara

Pas 41 ditësh, situata në disa njësi administrative në Shkodër vijon të paraqitet problematike.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka kërkuar disa herë nga qeveria që të shpallë gjendjen e emergjencës në zonat e përmbytura, deklaroi në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se situata nuk është përmirësuar, por vijon të jetë e rënduar.

Nga përmbytjet, Ademi konfirmoi se janë dëmtuar më shumë se 500 familje.

“Vazhdojmë të jemi në një situatë të rënduar. Është dita e 41 që në jemi në një situatë të përmbytur. Ndodhem në Dajç. Situata nuk është përmirësuar. Mbi 4300 hektarë tokë, të përmbytur. Kemi probleme në disa njësi. Vazhdojmë të kemi një emergjencë të jashtëzakonshme për furnizimin me ushqime për gjënë e gjallë. Po e përballojmë me shumë vështirësi. Bëhet fjalë për një situatë shumë të rënduar të familjeve dhe fermerëve.

Advertisement

Duke marrë shkas nga vizita e lajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Shkodër për të inspektuar procesin e vaksinimit, Ademi iu drejtua me një ftesë shefit të qeverisë:

“Kam një thirrje për kryeministrin Edi Rama meqë do jetë në Shkoder, është i kërkuar të vijë bashkë me mua të shohë nga afër situatën e përmbytjeve. Situata është katastrofë, në kuptimin e një nevoje emergjente për ndihmë. Familje të dëmtuar janë mbi 500.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy