Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

Policia e Korçës ka mund të vërë në pranga drejtuesin e mjetit që aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar. Policia njofton se 29-vjeçari i arrestuar ishte përfshirë në një aksident më datë 10 mars.

 

Pas aksidentit ai ishte larguar nga vendngjarja. Gjithashtu, policia ka arrestuar dhe një tjetër person, po ashtu i përfshirë në këtë aksident.

 

Advertisement

 Njoftimi i policisë:

 

Në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur më datë 10.03.2023, në fshatin Lumalas, Korçë, ku si pasojë humbi jetën shtetasi O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë ndaluan shtetasin O. H., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi së bashku me shtetasin I. V. (i arrestuar më parë nga Policia), duke drejtuar automjetet e tyre respektive, janë përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e 39-vjeçarit O. Zh. dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy