Përplasja me armë në Mamurras, identikohen t plagosurit dhe autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasja me armë në Mamurras, identikohen t plagosurit dhe autorët

Policia e Kurbinit  identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur Gentian Diva dhe Andi Skonja.

 

Efektivet arrestuan njerin nga autoret, shtetasin Andi Diva ndersa u shpall ne kerkim edhe Kastriot Lleshaj.

 

Advertisement

Sipas policise, rreth orës 01:45 te mengjesit, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

 

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

 

Advertisement

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :Andi Diva.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Lleshaj, 50 vjeç, banues në Mamurras.

 

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit Andi Diva, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy