
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëshmisë së tij në Komisionin për Inceneratorët është përplasur fort me Kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku. Dy politikanet u ndalen edhe tek cështja e vjeter mes tyre për të cilën shkuan edhe në gjyq, ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”.
Debate në Komision:
Veliaj: Për çdo pretendim për shpifje të kam mundur dhe do të të mund në Gjykatë
Tabaku: Nuk më ke mundur dhe s’ke për të më mundur asnjëherë, në mënyrë absolute asnjëherë.
Veliaj: Të nxori gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit është dhe kontraktori i vilës tënde. Gjykata provoi që kisha të drejtë.
Tabaku: Unë çdo gjë e kam të deklaruar.
Veliaj: E di që je dhe te Kodra e Diellit. Është e pandershme më ke ftuar të dëshmoj dhe nuk po më le të dëshmoj.
Kryebashkiaku shkoj më tej teksa i tha Tabakut se është edhe në konflikt interesi.
“Je ndërtuese pallatesh të ish-Fusha e Aviacionit,” – u shpreh Veliaj.