Përplasje e përgjakshme në Greqi mes Policisë dhe një bande

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesnatës mes efektivëve të policisë dhe 3 personave që ndodheshin në një mjet të dyshimtë në Perama të Greqisë.

Efektivët e policisë ndoqën për disa kilometra një automjet të dyshimtë, por gjatë momentit të ndjekjes ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre.

Nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policisë si dhe ka mbetur i vrarë një prej personave të dyshuar. Një prej të dyshuarve të tjerë në makinë është lënduar lehtë, ndërsa i treti ka arritur që të arratiset.

Efektivët janë dërguar për trajtim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy