Përplasjet Rama-Kim për kreun e SPAK/ Beci: Ndërhyrja e tyre është e ndaluar me ligj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasjet Rama-Kim për kreun e SPAK/ Beci: Ndërhyrja e tyre është e ndaluar me ligj

Ish prokurori Eugen Beci ka folur për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK  dhe përplasjet në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim.

 

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Beci tha se të gjithë prokurorët që janë pjesë e SPAK i plotësojnë kriteret për të marrë drejtimin e këtij institucioni, ndërsa thekson se Dumani ka rezultuar më i mirë nga KLP.

 

Advertisement

Por ai shton se ndërhyrjet nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm, referuar deklaratave të Kim dhe Ramës, janë të ndaluara me ligj.

 

Fakti që nga të 3 kandidaturat, çdo kush e meritonte atë vend. Ndërhyrja e faktorëve të jashtëm apo të brendshëm që nuk janë parashikuar në ligj, opinioni publik pati vëmendje vetëm për këtë ndërhyrje. Loja ka qenë kot, vetëm mediatike. Të 17 pokurorët plotësojnë kushtet dhe kriteret për këtë post. Do duhet që të 17 prokurorrët duhet të kenë rezultate në punë që të shihet rezultati i SPAK në tërrësi”, tha Beci.

 

Advertisement

I pyetur nga Pranvera Borakaj se çfarë note do i vendoste Arben Krajës gjatë 3 viteve në krye të SPAK, ish prokurori tha: “Nota do ishte, jo me sistemin arsimor shqiptar por me atë të huaj, një A+”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy