Urdhër arrestet për inceneratorin/ Kryemadhi: SPAK  të godasë në shenjë, masë arresti edhe për Subashin por është ndaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Urdhër arrestet për inceneratorin/ Kryemadhi: SPAK  të godasë në shenjë, masë arresti edhe për Subashin por është ndaluar

Monika Kryemadhi ka përshëndetur aksionin e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i cili lëshoi sot 11 urdhër arreste në lidhje me inceneratorin e Fierit.

 

 

Por, nga ana tjetër ish-kryetarja e LSI është shprehur se drejtësia po vepron duke favorizuar persona të caktuar.

Advertisement

 

 

Sipas saj, urdhër arrest është kërkuar edhe për kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi por është frenuar, deformim ky që po mbron edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

Advertisement

 

“Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme. Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste! Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë. Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.”- shkruan Kryemadhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy