Petkoviç: Kurti bën veprime të çmendura, dëshiron të shkatërrojë stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Petkoviç: Kurti bën veprime të çmendura, dëshiron të shkatërrojë stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një deklaratë për shtyp tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi për destabilizimin e situatës në Kosovë.

“I vetmi person që avokon hapur destabilizimin e situatës në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon”, tha Petkoviç.

Ai theksoi se “si planifikon të negociojë Albin Kurti, ndërsa ai shkon te njerëzit me, automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”.

“Beogradi zyrtar gjithmonë ka theksuar se është gati për bisedime dhe dialog, por çfarë lloj dialogu është ky ndërsa Prishtina mban snajperistë dhe armë të gjata te populli ynë dhe ndërsa liria e tij e lëvizjes po mbrohet brutalisht? Një kompromis mund të arrihet në bisedime, por jo dhe me politikën e dhunshme dhe agresive të Prishtinës, le të jetë e qartë për të gjithë”, thekson Petkoviç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy