Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Petkoviç: Show politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Petkoviç: Show politik

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel midis Kurtit dhe Vuçiçit.

I ftuar në Radio Televizionin e Serbisë, ai u shpreh se “i gjithë shoë-i politik” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel ishte për ta bërë palën serbe që të reagojë. Më tej ai shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesit por që bisedimet me Albin Kurtin ishin një “çudi e paparë”.

Petkoviç tha se atë që BE ka propozuar, të dy palët të bien dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur personat e zhdukur, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe lëvizjet që kanë potencial për të destabilizuar situatën në terren dhe pika e tretë, që mbajnë rregullisht takimet e kryenegociatorëve të ndërmjetësuar nga BE.

Petkoviç tha se Kurti ishte dakord vetëm me pikën e tretë, dhe se ai nuk donte të merrte parasysh dy pika sepse këmbënguli për përballjen me të kaluarën, kështu që ai filloi të flasë për tre gjenocidet .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy