Pezull kandidati i bashkisë së Lushnjës/ Balla: Nuk jemi në garë me opozitën, do të nxjerrim emrin më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezull kandidati i bashkisë së Lushnjës/ Balla: Nuk jemi në garë me opozitën, do të nxjerrim emrin më të mirë

Një ditë pasi PS zyrtarizoi kandidatët në 5 Bashki, Taulant Balla thotë se PS po konsultohet për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet në bashkinë e Lushnjes.

 

Balla theksoi se nuk po presin emrin e opozitës, për të publikuar kandidaturën e tyre për bashkinë e Lushnjës. Ai shtoi se po kryhen konsultime për të nxjerr kandidatin më të mirë

 

Advertisement

“Ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në Lushnje jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit , por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023. Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është mëse normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të çojë përpara këto projekte. Ajo që është e rëndësishme është që e gjithë partia Socialiste e Lushnjes është e bashkuar në funksion të një fitoreje që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur partia socialiste.’- tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy