Pezullohet lundrimi në det/ Era e fortë thyen pemët në Vlorë. Në Durrës, dhjetëra rrugë mbulohen nga uji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezullohet lundrimi në det/ Era e fortë thyen pemët në Vlorë. Në Durrës, dhjetëra rrugë mbulohen nga uji

Që nga mbrëmja e të shtunës, gjiri i Vlorës u godit nga stuhitë e shiut që krijuan një situatë të pazakontë.

 

 

 

Advertisement

Si pasojë e erërave të forta u rrezuan pemët në zonën Dukat-Fushë çka solli bllokimin e qarkullimit. Probleme pati edhe në Unazën e re të qytetit në lagjen 10 Korriku.

 

 

 

Advertisement

Lundrimi për mjetet e vogla dhe ato te peshkimit u pezullua deri ditën e martë. Era e fortë shkaktoi dëme te linjat elektrike e për pasojë dhe ndërprerje të energjisë në disa zona si Radhimë, Dukat, Llogora, Orikum etj.

 

 

 

Advertisement

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytjet e radhës edhe në Durrës. Më problematike mbetet situata në zonat periferike, të cilat pushtohen nga uji sa herë që ka intensitet të lartë reshjesh.

 

 

 

Advertisement

Uji u ngrit deri në nivelin e trotuareve te zona rreth e rrotull Stadiumit, ku qarkullimi i mjeteve dhe kalimtarëve u bë i vështirë.

 

 

 

Advertisement

Ashtu si në Vlorë, edhe në Durrës lundrimi i mjeteve të vogla si dhe anijeve të peshkimit, u pezullua.

 

 

 

Advertisement

Ndërsa në jug, problem mbetet mungesa e energjisë në dhjetëra fshatra malorë të Gjirokastrës, ndërsa përmbytjet janë kryesisht lokale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy