Pezullohet lundrimi në det/ Tragetet nuk lejohen të udhëtojnë për shkak të motit të keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezullohet lundrimi në det/ Tragetet nuk lejohen të udhëtojnë për shkak të motit të keq

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme Detare që të pezullojë lundrimet në brigjet shqiptare.

 

Prej dy ditësh në portin e Durrësit asnjë anije nuk po lejohet të dalë në det të hapur. Tragetet e linjës me Italinë janë të ankoruar në terminal. Për shkak të dallgëve të mëdha në det që shkojnë deri në 7 ballë dhe erës së fortë, tragetet e kanë pasur të pamundur të nisen nga të dy anët e Adriatikut.

 

Advertisement

Të gjithë pasagjerët që kanë prerë bileta për të udhëtuar drejt Italisë në datat 30 dhe 31 mars, janë këshilluar që të lidhen me agjencitë për rimbursimin.

 

Burime nga autoriteti portual thanë se të ankoruara në kalata janë dhe pesë anije tregtare.

 

Advertisement

“Edhe në Vlorë konfirmimi vjen nga kapiteneria e portit të Vlorës, i cili ka pezulluar lundrimin e trageteve të linjës me Italinë. Është pezulluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave të peshkimit. Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet të dyja kalatat e portit të Vlorës janë bosh.”

 

Trageti dhe anijet e vogla janë ankoruar në radë. Kjo, pasi dallgët në gjirin e Vlorës shkojnë në 6 ballë, ndërsa era me shpejtësi deri në 25 metër për sekondë.

 

Advertisement

Të gjitha mjetet lundruese nuk do lejohet të dalin në det deri në përmirësimin e kushteve të motit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy