Pezullohet shtrenjtimi i patentës/ Autoriteti i Konkurencës: Tre institucionet të tërhiqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezullohet shtrenjtimi i patentës/ Autoriteti i Konkurencës: Tre institucionet të tërhiqen

Autoriteti i konkurrencës ka venosur që të pezullojë rritjen e  cmimit të patententës.

 

Ai ka kërkuar që të mos zbatohet marëveshja e tre institucioneve, drejtorisë së tatimeve, drejtorisë së shërbimit dhe qarkullimit rrugorë si dhe shoqatës së autoshkollave. Marrëveshje e cila në thelb kishte rritjen me dy fish të kostos së kursit që frekuenton një kandidat për shofer.

 

Advertisement

Ky inistitucon vlerson se një marrëveshje e tillë sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve.

 

Lidhur me këtë situatë autoriteti kërkon nga tre insitucionet që të mos ndërmarin hapa të mëtejshëm, pasi po analizohet praktika e plotë e ndjekur deri në miratimin final të vendimit të konkurrencës.

 

Advertisement

Autoriteti i kujton palëve se mos zbatimi I vendimit të tij është shkelje e rëndë e konkurrencëes në treg.

 

Aktualisht cdo person që kërkon të pajiset me leje drejtimi I nështrohet testit praktik dhe atij teortik duke paguar një tarfië që në total arrin në rreth 40 mijë lekë. Por marrëveshja e arritur mes tatimeve autoshkollave dhe drejtorisë së qarkullimit rrugorë bënte që kjo tarifë të arrinte në një minimum prej 85 mijë lekësh.

 

Advertisement

Palet argumentonin se kostot e rritura ndër vite si kriteret për licensim të autoshkollave diktonin shtrentim të shërbimit, por mbetet ende e paargumentuar se pse institucinet në marreveshje për dyfishim cmimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy