Pjesë e grupit kriminal në Itali, Fast Albania vë në pranga 46-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e grupit kriminal në Itali, Fast Albania vë në pranga 46-vjeçarin

Fast Albania ka vënë në pranga në 46-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Sulejman Seferaj, rezultonte i dënuar nga drejtësia italiane me me 13 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe rreth 6 vjet e 7 muaj burgim.

“Fast Albania organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Altamura”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

46-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi italian që merret me prodhim dhe tregtim të drogërave të forta në territorin italian. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

 

“Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy