Plagosen babë e bir në Vlorë/ Policia nis kërkimet për autorët, parcelën me drogë të dy familjarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosen babë e bir në Vlorë/ Policia nis kërkimet për autorët, parcelën me drogë të dy familjarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku babë e bir kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së  Vlorngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy