Plagoset një person në Durrës, detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagoset një person në Durrës, detajet e para

Një 31-vjeçar është plagosur në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

 

Policia njofton se 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ende në kërkim.

 

Advertisement

“Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve”, njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy