Plagosi bashkëshorten me thikë, lihet në burg 52-vjeçari: Nuk doja ta qëlloja, por…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

52-vjeçari Jakup Shahu ëhstë lënë në burg nga gjykata, pasi plagosi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij.

E plagosur mbeti Edlira Shahu, pak ditë më parë në Tiranë. 52-vjeçari tha para gjykatës se ishte penduar për krimin.

“Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

Mësohet se gruaja, sipas informacioneve që dha edhe prokurori i çështjes, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të 3 goditjeve që ka marrë me thikë. Kujtojmë se 52-vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy