Plagosi çiftin në Jalë teksa mernin rreze/ Arrestohet 37-vjeçari, sekuestrohet gomonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi çiftin në Jalë teksa mernin rreze/ Arrestohet 37-vjeçari, sekuestrohet gomonia

Është vënë në pranga 37-vjeçari që plagosi dy të rinj ditën e djeshme në Dhërmi.

 

Policia ka sekuestruar gjithashtu mjetin lundrues me të cilin shkaktoi aksidentin 37-vjeçari.

 

Advertisement

Jalë, Himarë

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisement

Shtetasi Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy