Artan Goga mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në rrugën “Asim Zeneli” në Krujë.
Ditën e sotme, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë është vetëdorëzuar në polici.
Vision Plus mësoi se Artan Goga është tregtar makinash dhe pas ngjarjes u dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.