Planifikonte sulm terrorist në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK/ Dënohet me 15 vite burg iraniani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Planifikonte sulm terrorist në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK/ Dënohet me 15 vite burg iraniani

Bijan Pooladrag, i arrestuar në Tiranë tre vite më parë dhe i akuzuar për vepra penale të lidhura me terrorizmin, është dënuar sot nga Gjykata e Posaçme me 15 vite burg. Ky shtetas nga Irani, spiunonte anëtarët e MEK që janë strehuar në Shqipëri.

 

Prokurori Vladimir Mara kërkoi muaj më parë dënimin e tij për 15 vite, pasi kishte prova se ai kishte ardhur në vendin tonë për qëllime spiunazhi. I pranishëm në salën e gjyqit, Bijan Pooladrag ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

 

Advertisement

Ky shtetas nga Irani, kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte strehuar në një familje vendase, me qëllim spiunimin e muxhahedinëve që jetojnë në Manëz të Durrësit. Nga hetimi ka rezultuar se Bijan Pooladrag kryente komunikime në gjuhën iraniane nëpërmjet aplikacionit Telegram me persona të tjerë në Iran.

 

Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, ka njoftuar SPAK muaj më parë në mbyllje të hetimeve.

 

Advertisement

Në celularin e Bijan Pooladrag janë gjetur materiale foto dhe video, për muxhahedinët e MEK të strehuar në Manëz të Durrësit. Dyshimet janë se ai vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve në Shqipëri dhe po planifikonte një sulm terrorist.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy