Plas sherri në Himarë/ Dy persona tentojnë të godasin me sende të forta të moshuarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas sherri në Himarë/ Dy persona tentojnë të godasin me sende të forta të moshuarin

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një sherri mes disa personave, për motive të dobëta në Llaman të Himarës.

 

Blutë njoftojnë se kanë reaguar menjëherë pas disa pamjeve filmike që janë publikuar në media, në lidhje me këtë konflikt fizik.

 

Advertisement

Efektivët që patrullojnë në atë sektor kanë neutrailizuar të dyja palët e përfshira në konflikt dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

 

Advertisement

Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konfilikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy