Platforma për bashkimin e PD-së, 31 deputetë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në bazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Platforma për bashkimin e PD-së, 31 deputetë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në bazë

Shumica e grupit parlamentar demokrat i është bashkuar Enkelejd Alibeajt, duke i bërë thirrje Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit të anulojnë zgjedhjet brenda Partië Demokratike. 31 deputetë, përfshi edhe Lulzim Bashën, mbështesin platformën që në thelb i kërkon Berishës anulimin e procesit të ristrukturimit të PD.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

Advertisement

“Çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, në funksion të frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, duhet të anulohen dhe të shtyhen në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.”

 

 

Në këtë platformë bie në sy se është hequr pika që le jashtë Partisë Demokratike, Sali Berishën. Por, Pavarësisht kësaj lëvizjeje, kur lexon të gjithë formularin e platformës në fakt mbetetet në fuqi jo vetëm vendimi i 9 shtatorit për Berishën, por edhe vendimi i Kryesisë në 11 janar për përjashtimin dhe pezullimin e 27 figurave të Partisë Demokratike që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Advertisement

 

 

Vetë Sali Berisha e hodhi poshtë këtë platformë si rruga për bashkim, duke kritikuar ashpër vendimin e Enkelejd Alibeajt për ta çuar në Apel betejën për siglën dhe vulën e PD.

 

Advertisement

Por, kjo platformë tregon ndarjen e PD; në krah të Enkelejd Alibeajt janë 31 deputetë e 21 të tjerë janë kundër kësaj platforme. Përveç deputetëve që janë rreshtuar hapur në krah të Sali Berishes, bie në sy se Alibeajn nuk e kanë mbështetur Tomorr Alizoti, Grida Duma e Ervin Salianji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy