Po ndërtonin “beach-bare” pa leje në plazhin e Gjipesë, 1 i arrestuar, 3 në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po ndërtonin “beach-bare” pa leje në plazhin e Gjipesë, 1 i arrestuar, 3 në kërkim

Një 52-vjeçar është arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë.

Siç bën me dije policia,  u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.

Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy