Po nëse Berisha bëhet kryetar i PD? Soreca befason me përgjigjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po nëse Berisha bëhet kryetar i PD? Soreca befason me përgjigjen

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë sot nga Korça, ku ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha nëse vjen në krye të PD.

Në një prononcim për mediat, Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

 

Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?

Advertisement

Soreca: Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

 

Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy