
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin me inicialet D.S, i cili u kap nga autoritetet pak ditë më parë.
Gjatë kontrollit, 23-vjeçarit iu gjet një sasi eksplozivi e montuar gati për ta shpërthyer me telekomandë si dhe armë zjarri.
Advertisement
Sipas policisë, dyshohet se i riu i përket një grupi kriminal dhe është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.
Hetimet ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të riut dhe lidhjeve të tij me persona të tjerë.
Advertisement