minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Po shkonte në punë, 55-vjeçari nga Laçi humb kontrollin dhe kamioni del nga rruga, ndërron jetë - Struga.info


Po shkonte në punë, 55-vjeçari nga Laçi humb kontrollin dhe kamioni del nga rruga, ndërron jetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po shkonte në punë, 55-vjeçari nga Laçi humb kontrollin dhe kamioni del nga rruga, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotmë, rreth orës 09:20 në Rubik.

Policia bën me dije se shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy