Po shtynin makinën me difekt, por i përplas një mjet tjetër! Dy të lënduar në Sarandë, i mituri në gjendje të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po shtynin makinën me difekt, por i përplas një mjet tjetër! Dy të lënduar në Sarandë, i mituri në gjendje të rëndë

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Sipas bluve, një makinë “Benz” është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e këtij aksidneti ka mbetur i lënduar 24-vjeçari dhe një i mitur 15-vjeç që po shtynte mjetin.

I mitur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetin “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy