Pogradec/ 38-vjeçari merr sëpatën të vrasë fqinjin, neutralizohet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pogradec/ 38-vjeçari merr sëpatën të vrasë fqinjin, neutralizohet nga policia

Një konflikt banal gati sa nuk ka përfunduar në ngjarje fatale në Pogradec.

 

Një 38-vjeçar ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, i cili ka mundur të shmanget duke shpëtuar nga sulmi i autorit. Ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa fqinji që ka sulmuar është dërguar në spital.

 

Advertisement

Burime nga spitali konfirmojnë se i dëmtuari Kastriot Hoxhallari është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta në parakrah dhe në mjekër. Dëmtimet janë marrë në momentin që autori ka tentuar ta godasë në kokë.

 

Mësohet se 38-vjeçari kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

 

Advertisement

Sipas policisë ai vuante prej kohësh nga këto probleme dhe për një periudhë kohore nuk ka marrë kurën, gjë e cila mund të ketë ndikuar në agravimin e konfliktit.

 

Autori ka dashur ta godasë të dëmtuarin me sëpatë në kokë, por fatmirësisht shmangia që ka bërë i dëmtuari, i ka shpëtuar jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy