minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Policia arreston dy zjarrvënës, flakët dogjën sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore - Struga.info


Policia arreston dy zjarrvënës, flakët dogjën sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia arreston dy zjarrvënës, flakët dogjën sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore

Policia ka vënë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme në Golem dhe Rrogozhinë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutorë dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Policia arrestoi një 60 vjeçar, në fshatin Zigxhafaj, dhe një 58-vjeçar, nga fshati Sineballaj. Të dy ata ndezën zjarr në pronat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pemë frutore.

Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me ndihen e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Advertisement

ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla rikujtoi se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Ai tha se policia dhe strukturat tjera, do të tregojnë tolerancë zero duke ndëshkuar ashpër të gjithë zjarrvënësit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy