Policia greke intensifikon kërkimin për vrasësit e gazetarit te njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia greke intensifikon kërkimin për vrasësit e gazetarit te njohur

Policia po intensifikon kërkimet për vrasësit e Giorgos Karaivaz, pasi pistat e mundshme sugjerojnë se dy ekipe mund të jenë përfshirë në atë që duket si një vrasje e planifikuar me kujdes.

Nga Stavros Malichudis

Policia greke po intensifikon përpjekjet për të gjetur autorët e vrasjes të premten e kaluar “të reporterit veteran të kronikës së zezë Giorgos Karaivaz, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Alimos të Athinës”.

Hetuesit po mbështesin mundësinë që dy skuadra të ndryshme ishin të përfshira në vrasjen në rrugë. Ekipi i parë ka të ngjarë të ketë monitoruar lëvizjet e reporterit pasi ai u largua nga kanali STAR TV, ku kishte marrë pjesë në një program, dhe më pas kanë informuar ekipin e dytë, i cili e priti atë në zonë me një motor dhe ekzekutoi krimin.

Advertisement

Një video CCTV duket se tregon dy persona me motor rreth shtatë minuta para sulmit. Personi që nget motorin ka në kokë helmetë të bardhe, ndërsa pasagjeri në motor, i cili sipas dëshmitarëve zbriti nga motori dhe e qëlloi reporterin teksa ai zbriti nga makina, kishte vënë kapuç të zi, syze dielli dhe maskë.

Karaivaz mori gjithsej dhjetë plumba, gjashtë në gjoks. Sipas raporteve, ai gjithashtu u qëllua dy herë në kokën, duke verifikuar dëshminë e një kalimtari se, pasi ra në tokë, ai u qëllua edhe një herë të fundit nga vrasësit para se ata të largoheshin.

Sipas Kathimerini, policia beson se skuteri Beverly i përdorur në sulm ishte i vjedhur dhe kanë bërë një listë motorësh të të njëjtit model motori të raportuar të vjedhur nga pronarët e tyre kohët e fundit.

Policia është përpjekur gjithashtu të gjejë shtëpinë ku u fshehën autorët e krimit. Hetimet janë përqendruar te hotelet dhe apartamentet që jepen me qira nëpërmjet Airbnb në periferitë jugore të Athinës, por edhe në mbërritjet e fundit në aeroportet e Greqisë. Për momentin, skenari kryesor duket të jetë se dy autorët u sollën nga jashtë për të realizuar vrasjen dhe pas kësaj u larguan.

Advertisement

Të shtunën kryeministri Kiriakos Mitsotakis shkroi në Twitter: “Vrasja me gjakftohtësi e Giorgos Karaivaz ka tronditur të gjithë shoqërinë”, duke shtuar se ai u takua me Ministrin e Mbrojtjes, Michalis Chrisochoidis, për ta nxitur atë të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes.

Por Mitsotakis është kritikuar se reagoi për këtë lajm vetëm rreth 24 orë pas sulmit. Postimi i tij në Twitter erdhi disa orë pasi vëzhgues të ndryshëm të lirisë së medias, të tilla si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, dhe zyrtarë të huaj, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kishin dënuar tashmë sulmin.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë SYRIZA të opozitës Alexis Tsipras gjithashtu e kritikoi qeverinë, duke thënë se “ata që po bënin fushatë për rend dhe ligj e kanë lënë vendin të shndërrohet në një koloni të krimit të organizuar dhe të veprimit të pakontrolluar të mafieve dhe bandave”.

Duke folur në televizion, zv/ministri i brendshëm, Lefteris Oikonomou, tha se një sërë vrasjesh të ngjashme në tre vitet e fundit sugjeronin se ka pasur një lloj forme “lufte të hapur”.

Advertisement

Në faqen e internetit bloko.gr që ai themeloi dhe administroi, e cila përqendrohej te krimi dhe autoritetet policore, Karaivaz kishte raportuar për më shumë se dhjetë atentate që kanë ndodhur që nga viti 2018 dhe që i atribuohen konflikteve midis bandave të ndryshme për epërsi. Autoritetet kanë hetuar laptopin e tij, makinën dhe telefonin e tij celular, i cili raportohet gjithashtu se u qëllua nga një plumb.

Varrimi i Karaivaz ndërkohë u mbajt të dielën në Kallifytos, një fshat në afërsi të Dramës, ku djali i tij i vetëm, Dimitris, 19 vjeç, tha: “Babai im besonte shumë tek njerëzit dhe ai i donte ata. Ai besonte te një mundësi e dytë.”

“Sigurisht, ne duam që njerëzit që e vranë të kapen, në mënyrë që ata të mos vrasin dikë tjetër në të ardhme”, shtoi ai.

“Por babai im do t’i falte ata për vrasjen e tij dhe do të kërkonte arsyen pas kësaj dhe nuk do të donte që kjo ngjarje të terrorizonte shoqërinë – një shoqëri që lufton për liri dhe barazi”, përfundoi ai.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy