Policia jep detaje për krimin në Dropull, kush është autori i arrestuar: I dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia jep detaje për krimin në Dropull,  kush është autori i arrestuar: I dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e çiftit të moshuar Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull. Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, tha policia.

lajmi ne perditesim…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy