Policia thirrje shoferëve: Vendosni gomat e dimrit, mos lëvizini pa zinxhirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia thirrje shoferëve: Vendosni gomat e dimrit, mos lëvizini pa zinxhirë

Policia e Shetit u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto ditë me mot të acartë. Përmes një njoftimi për mediat, policia kërkoi nga shoferët që në çdo rast të vendosin gomat e dimrit dhe të mos qarkullojnë pa zinxhirë.

 

🔴 Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.  

🔴 Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.  

Advertisement

🔴 Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.

🔴Të vendosin rripin e sigurimit.

🔴 Të mos kryejnë parakalime të gabuara.

🔴 Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore”, apeloi Policia e Shtetit.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy