Policja: Nuk dija gjë për armët! Shokët e saj nuk pranojnë të flasin para hetuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policja: Nuk dija gjë për armët! Shokët e saj nuk pranojnë të flasin para hetuesve

Katër të arrestuarit e një dite më parë nga policia në Tiranë kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos dhënë asnjë detaj apo informacion në lidhje me 9 armët e gjetura në bagazhin e mjetit tip “BMW”.

E vetmja që ka pranuar të flasë ka qenë ish-efektivja e burgjeve Denisa Halilaj.

Në dëshminë  e saj ajo ka mohuar të  ketë patur dijeni se me këtë mjet po transportoheshin armët e zjarrit.

Sipas saj njëri nga të arrestuarit i kishte kërkuar që të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa të tjerë, por nuk i ka treguar se do kishin një arsenal armësh.

Advertisement

Dëshmia e të resë nuk i ka bindur hetuesit e policisë për shkak të mënyrës se si 5 të arrestuarit ishin ndarë në dy mjete dhe kishin thurur planin për t’i sjellë armët nga Shkodra në kryeqytet.

5 të rinjtë lëviznin me dy automjete, në makinën “Volksvagen Golf” ndodhej Denisa Halilaj dhe Denis Hasaj, që kishin si rol monitorimin e rrugës.

Ndërsa në mjetin tip “BMW” ishin Mirjan Hasaj, Sabian Hasaj dhe Redi Nika. Në bagazhin e makinës ishin fshehur dhe armët e zjarrit.

Ato janë dërguar në laborator për ekspertizë për të parë nëse janë përdorur në krime të tjera ose jo. Ndërkohë po kontrollohen 5 celularët e te rinjve e pritet që zbërthimi i tyre të mund të sjellë të dhëna mbi porositësit e armëve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy