Politikat e punësimit në Melia/ Avantazhet për të rinjtë dhe mundësia që u jepet për karrierë jashtë shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politikat e punësimit në Melia/ Avantazhet për të rinjtë dhe mundësia që u jepet për karrierë jashtë shtetit

Emigrimi i fuqisë punëtore mbetet një ndër kërcënimet kryesore të zhvillimit ekonomik. Sfida e tregut të punës në vendin tonë nuk është vetëm në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, por edhe në qëndrueshmërinë e tyre. Kompanitë e mëdha ndërkombëtare janë ato që japin shembullin se si nëpërmjet politikave të brendshme, menaxhohen këto sfida. I tillë është grupi prestigjoz hotelierë spanjoll, me brendin e tij Melia Durrës, në San Pietro Resort.

 

Erinda Male, drejtore e burimeve njerëzore në “Melia Durrës” na tregon një nga avantazhet kryesore të të punësuarit në një kompani ndërkombëtare ku mundësia për karrierë është më e madhe se në një kompani lokale.

 

Advertisement

“Një nga politikat tona është që pas një viti pune, ata punonjës që spikaten si më të mirët kanë mundësi që pas një letër reference të miratuar prej drejtuesve, të mund të punësohen në  të gjitha vakancat që do të ketë Melia në botë. Kjo është një mundësi e madhe karriere”, u shpreh Male

 

“Sill një shok dhe shpërblehu”  është një tjetër politikë e kompanisë Melia. Cilido që sugjeron një mik apo një shok për të punuar në këtë brand, shpërblehet financiarisht, një fakt ky i cili motivon edhe më shumë punonjësit. Dhe nuk është i vogël numri i të punësuarve nëpërmjet kësaj politike.

 

Advertisement

“Mua më ka sjellë një shok këtu në Melia, i cili më pas ka marrë dhe një bonus. Pasi kalova tre muaj edhe unë bëra të njëjtën gjë dhe kështu ka vijuar zinxhiri dhe shumë të rinj janë punësuar në këtë mënyrë”, shprehet një prej kamarierëve në restorant.

 

Tregu turistik në dy vitet e fundit është në alarm për mungesë punëtorësh, fakt ky i cili ndikon direkt në standartin e shërbimit për pushuesit. Nëpërmjet pagesave stimuluese, shumë punonjës të shërbimeve si kamarierë, kuzhinierë apo banakierë, punësohen përkohësisht në jug të vendit, deri në përfundimit e sezonit turistik.

 

Advertisement

Melia Hotel ka një poltikë stimuluese për këtë fenomen, që konsiderohet si “fenomeni i jugut”

 

“Fenomeni i jugut”  është një politikë për të mbajtur stafin dhe të mos largohet duke u mbrojtur nga ky fenomen. Ne kemi vendosur që të japim bonuese mujore për katër muaj me qëllim që të rrisim të ardhurat e punonjësit gjatë muajve të sezonit turistik, me qëllim që ata të mos largohen për punë në jug të vendit gjatë mujave të verës”, shprehet Male.

 

Advertisement

Per ekspertin e punësimit Erlad Pashaj standartet që vendos një kompani e huaj si Melia, do të ushtrojnë presion në tregun e punës dhe shumë kompani të tjera do të duhet ta ndjekim.  

 

“Ardhja e kompanive ndërkombëtare vendosin disa standarte që kompanitë lokale nuk i kanë. Ato do të shërbejnë si një barometër dhe do të ushtrojnë presione në tregun e punës, për të ofruar kushte më të mira pune për punonjësit”, shrepret Pashaj.

 

Advertisement

Për herë të parë me një staf të dedikuar, Melia Durrës ka nisur organizimin e konferencave nga kompanitë e huaja. Për shkak edhe të sigurisë që përfaqëson, kompani ndërkombëtare zgjedhin Melian për të oganizuar seminaret apo konferencat në funksion të aktivitetit të tyre ekonomik.

 

Melia, hoteli i parë me 5 yje me konceptin “All Incluzive” në San Pietro Resort, në Gjirin e Lalzit, pritet të ketë një numër mbi 300 punonjësish, por impakti që ata do të kenë në rritjen e mirqënies në familjet e tyre, prek me mijra qytetarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy