Pompeo në Dubrovnik: Kroatët do të udhëtojnë së shpejti në SHBA pa viza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pompeo në Dubrovnik: Kroatët do të udhëtojnë së shpejti në SHBA pa viza

Qytetarët kroatë së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA pa viza. Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar të Dubrovnikut, transmeton agjencia kroate Hina.

I pyetur se kur Kroacia dhe SHBA do të nënshkruajnë Programin e Heqjes së Vizave, Pompeo tha se shpresonte që kjo të ndodhte shumë shpejt, në muajt e ardhshëm. Por, nuk dha një datë të saktë.

“Ka ende disa dokumente për të bërë, gjëra administrative, disa prej të cilave duhet të bëhen nga ne dhe disa varen nga udhëheqja kroate. Ne i kemi diskutuar ato me Ministrin e Jashtëm Gordan Grlic Radman dhe jam i sigurt se do ta diskutojmë këtë çështje me Kryeministrin Andrej Plenkovic”, shtoi ai.

Pompeo pranoi se regjimi i vizave dhe taksimi i dyfishtë e bënë më të vështirë bërjen e biznesit për sipërmarrësit kroatë në SHBA. Ato janë gjithashtu pengesa për investimet e SHBA në Kroaci, tha ai.

Advertisement

“Unë besoj se konventa e taksimit të dyfishtë do të përfundojë.”

Pompeo në Dubrovnik: Kroatët do të udhëtojnë së shpejti në SHBA pa viza shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy