Porti i Durrësit/ Alibeaj: Të bëhen transparente dokumentet, ja shkeljet në projektligj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit/ Alibeaj: Të bëhen transparente dokumentet, ja shkeljet në projektligj

Ndërtimi i Portit të Durrësit ka nxitur jo pak debate në skenën politike.

Kreu demokrat Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashës se ai bashkë me Ramën kanë 60% të aksioneve.

Advertisement

Vetë Basha e mohoi një gjë të tillë, teksa tha se “non grata” hap theshin e mashtrimeve sa herë që kërkon të fshehë diçka.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar të bëhen transparente të gjitha dokumentet për Portin e ri që po ndërtohet në Durrës.

Advertisement

Në nja deklaratë për mediat, Alibeaj ka bërë me dije të gjitha shkeljet e bëra në projektligjin për dhënien e Portit të Durrësit me koncension.

Të bëhen transparente të gjitha dokumentet e Portit të Durrësit. Nga kërkimi që kemi bërë kanë rezultuar një serë shkeljesh.

Advertisement

Projektligji, ky projektligj me porosi bie në kundërshtim me dy marrëveshje të stabilizim asocimit.  Ky ligj zbukuron buqetën e ligjeve të mëparshme me porosi të dhëna pa garë.

Konkluzioni i dytë, ligji shkel dy dispozita të kushtetutës Shqiptare.

Advertisement

Porti i Durrësit është ndër pasuritë më të mëdha që ky shtet ka. Jepet kjo pasuri 800 e 18 mijë metra katror dhe investitori përjashtohet nga taksat. Jo vetëm kaq por sipas këtij projekti nëse do të realizohet ai ndërtim masiv çdo ndërtues ka të drejtë që një për qindje të caktuar ta kalojë në fondin e strehimit social dhe nga kjo përjashtohet.

Çfarë leverdie ekonomike ka shteti shqiptar në dhënie e një sasie aq të madhe publike.Japim 630 milion euro pasuri publike marrim 280 milion”, tha Alibeaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy