Rama: Porti i ri Turistik i Durrësit, më i madhi në Mesdhe. Do të ndryshojë Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Porti i ri Turistik i Durrësit, më i madhi në Mesdhe. Do të ndryshojë Shqipërinë

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

 

 

Kryeministri e quan këtë investim “portin më të madh turistik të Mesdheut”,  duke shtuar se investitori ka një reputacion global të padiskutueshëm.

Advertisement

 

 

“Do të ishte e paimagjinueshme, jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara, që do kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si vend me vizion për të qenë konkurrues në turizëm, vetëm kur ne filluam të ushtrojmë detyrën. Kjo është e vërteta,” deklaroi Rama, duke argumentuar se më parë nuk kishte turizëm, vetëm turizëm të brendshëm dhe me qytetarët e Kosovës.

 

Advertisement

 

Kryeministri deklaroi se kjo periudhë turistike ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, krahasuar me vitet e mëparshme, duke theksuar “Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen e turizmit në vendet e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”.

 

 

Advertisement

Rama tha se në portin e ri që do të ndërtohet në Porto Romano, nga kompania holandeze, do të marrë përgjegjësi për kalimin e mallrave, ndërsa vendin e tij e zë porti turistik, ashtu si edhe në shumë qytete të tjera porte të Evropës dhe botës.

 

 

Kryeministri kujtoi se kompania “Eagle Hills Real Estate Development” po ndërton edhe një investim madhor buzë lumit në Beograd, duke theksuar se në Shqipëri ky investim do të rrisë eksponencialisht vlerën e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, si dhe të gjitha hoteleve në të gjithë bregdetin e Durrësit.

Advertisement

 

 

“Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në botë”, tha Rama.

 

Advertisement

Duke ndarë shembullin e portit të Malit të Zi, Kryeministri tha se ishte falë atij investimi që ky vend ka rrogat më të lartë në rajon, si dhe se ky port do të hapë një perpektivë të re, me një investim ku shteti shqiptar do të jetë aksioner e ortak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy