Porti i Durrësit/ Rama-opozitës: Si mund të akuzohen investitorë të kalibrit Muhammed Alabbar për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit/ Rama-opozitës: Si mund të akuzohen investitorë të kalibrit Muhammed Alabbar për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit

Kryeministri Edi Rama , përmes profilit në tëitter, I është përgjigjur sërish akuzave të opozitës në lidhje me investimin madhor në portin e Durrësit nga kompania arabe “Emaar”.

 

Rama shkruan se është e pamundur ti shpjegosh partnereve ndërkombëtare sesi injoranca dhe ligësia e opozitës shqiptare ka arritur këto nivele sa të krahasojë investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit, për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

 

Advertisement

Kryeministrin shton se shteti shqiptar do të jetë ortak me 33% në investimin më të madh tyë huaj në rajon I cili do të transformojë Durrësin dhë Shqiperinë.

 

 

Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës!

Advertisement

Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Investimi më i madh i huaj në rajon, që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula, ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh!

Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!

Advertisement

Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy