Pranga 32-vjeçarit, akuzohet për trafik droge në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pranga 32-vjeçarit, akuzohet për trafik droge në Itali

Arrestohet nga policia e Shkodres nje 32-vjecar i cili kerkohej nga drejtesia italiane.

Fatlum Murçaj, akuzohet per trafik narkotikesh nga autoritetet italiane.

Shtetasi nga Bajza pritet te ekstradohet drejt Italise.

 

Advertisement

Njoftimi i policise:

FAST Albania/Bashkëpunim intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Advertisement

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.

Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy